Detaje nga plagosja në Kukës / Drejtori i Bashkisë qëlloi kushëririn e kryebashkiakut në sy të nënës

19 Shkurt 2025, 17:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zenel Muçmata dhe Elvis Halilaj

Detaje të reja mësohen nga plagosja me armë zjarri në Kukës, ku u përfshi drejtori i shërbimeve të Bashkisë së qytetit dhe kushëriri i kryebashkiakut Albert Halilaj.

I plagosur me armë zjarri mbeti 29-vjeçari Elvis Halilaj, i cili u qëllua nga Zenel Muçmata me detyrë Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Kukës.

Sherri ka nisur në vendin e quajtur “Sheshi i Agjensisë Bicaj” për motive të paqarta, ku Halilaj e ka goditur me grushta Muçmatën.

Më pas, Muçmata e ka ndjekur atë duke e arritur pranë banesës së tij. Aty ai ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar një herë, plumb që e ka zënë në pjesën e fundshpinës, fatmirësisht pa i prekur organet vitale.

Mësohet se gjatë plagosjes, e pranishme ka qenë edhe nëna e Halilajt. Muçmata është ende në arrati, ndërsa Halilaj u transportua në spitalin e Prizrenit për mjekim të specializuar.

Video