Kolegji i Gjykatës Kushtetuese kaloi për shqyrtim në trupën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese kërkesën e qeverisë kundër vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Tetëshja e gjyqtarëve të Kushtetueses pritet të dalë sot me një vendimmarrje nëse do ta pranojë kërkesën e qeverisë, ndërsa në varësi të saj pritet vendimi për lënien në fuqi të pezullimit nga detyra apo rrëzimin.
Gjykata e Posaçme caktoi dy masa sigurie për zëvendëskryeministren Belinda Balluku: “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë.
Disa ditë më vonë, qeveria dërgoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e saj për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Ballukun.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi cenim të ekzekutivit vendimin e Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe zv.kryeministren Belinda Balluku.