Paraqitet në SPAK drejtori i KESH, Erald Elezi (VIDEO)

2 Dhjetor 2025, 11:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Paraqitet në SPAK drejtori i KESH, Erald Elezi

Drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, është paraqitur sot në SPAK nën shoqërimin e policisë, pasi ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Sipas avokatit të tij, Elezi ka kërkuar vetë të merret në pyetje nga prokurori i çështjes, Dritan Prençi, duke theksuar se deri më tani nuk është thirrur asnjëherë për të dhënë sqarime lidhur me hetimin ndaj tij.

Burimet bëjnë të ditur se Elezi kërkon të sqarojë pozicionin e tij.


Video