Pësoi djegie në trup pasi banesa mori flakë, ndërron jetë i moshuari në Korçë

9 June 2024, 08:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pësoi djegie në trup pasi banesa mori flakë, ndërron
Banesa që mori flakë

Dy ditë pasi banesa iu përfshi nga flakët, i moshuari Koço Zhidro ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës.

89-vjeçari u dërgua më 7 qershor për të marrë ndihmë mjekësore pasi pësoi djegie nga flakët që i ranë në banesën në lagjen numër 4 në Korçë, por nuk mbijetoi dot. 

Nga flakët, u dërgua në spital edhe 47-vjeçarja që kujdesej për të moshuarin, pasi pati probleme me frymëmarrjen për shkak të flakëve.


Video