Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme, këtë herë në aksin rrugor Lin-Pogradec.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur pesë persona që udhëtonin me to. Për fat të mirë, nuk raportohet për lëndime të rënda.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar dhe shpejtësia e madhe.
Po gjatë pasdites së sotme, 7 persona, mes tyre 2 të mitur, u plagosën nga përplasja e 3 makinave në Korçë. Ata u transportuan në spital, ku morën mjekimin e nevojshëm.