Përplasen 3 makina te “Fabrika e Miellit” në Tiranë, plagoset i mituri 2-vjeçar

21 April 2022, 18:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përplasen 3 makina te “Fabrika e Miellit” në Tiranë,

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, te mbikalimi te Fabrika e Miellit.

Në aksident janë përfshirë 3 makina dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një 2-vjeçar.

“Më datë 21.04.2022, te mbikalimi te Fabrika e Miellit, janë përfshirë në një aksident mjetet me drejtues shtetasit E. G., A. S., dhe A. B. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin E. G., dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 


Video