“24 orë ujë të pijshëm”, turpi elektoral, edhe me vendim gjykate...
10 Prill, 22:24Fokus

Dy grupe të rinjsh shqiptarë, rreth 26 persona u përleshën dy herë në qendër të Athinës. Tre prej tyre mbetën të plagosur rëndë me thikë.
Gjatë sherrit përveç thikave ata përdorën shkopinj e leva, shkruan Prothotema.gr.
Sipas mediave greke, arsyeja e sherrit, sipas asaj që deklaruan të arrestuarit Policisë së Sigurisë së Athinës, ishte një vajzë.
Megjithatë, ka indikacionese se motivi i vërtetë pas dhunës ishte trafiku i drogës.
Në kontrollet e kryera në shtëpitë e të akuzuarve, u gjetën dhe u sekuestruan: 97 gramë kanabis i papërpunuar, 52 gramë kokainë, 51 gramë metamfetaminë dhe 6 thika.