A do të marrë pjesë Rama në takimin e Bordit të Paqes në Uashington?

11 Shkurt 2026, 17:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në 19 shkurt, nën drejtimin e Donald Trump, pritet që të mblidhet për herë të parë Bordi i Paqes.

Mbledhja në Uashington e raportuar nga mediat ndërkombëtare, duke cituar letra ftese, pritet të shërbejë si një samit lidershipi dhe konferencë për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e Rripit të Gazës, sipas një iniciative të nisur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Për momentin nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama ka marrë një ftesë të tillë, për të qenë prezent në Uashington.

Më 22 janar, përfaqësuesit e 19 vendeve nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Bordi i Paqes u krijua në kuadër të përpjekjeve për zgjidhje paqësore në Gaza. Uashingtoni ka thënë se që atëherë shtete të tjera i janë bashkuar iniciativës.


Video