Përgjimet që ‘fundosën’ oficerin e policisë gjyqësore, Edmond Ruçi kërkoi para për të mbyllur hetimet!

20 May 2026, 13:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përgjimet që ‘fundosën’ oficerin e policisë
Edmond Ruçit, oficer i Komisariatit të Sarandës

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me arrestimin e Edmond Ruçit, oficer i Komisariatit të Sarandës që u vu në pranga nga AMP.

Arrestimi i oficerit ka të bëjë me një rast korrupsioni, pasi Ruçi siguroi përgjime për dy vëllezër të dyshuar për aktivitet kriminal. Mësohet se pasi realizoi përgjimin, ai takoi nënën e tyre dhe i kërkoi para për të mbyllur hetimet.

Nëna kishte telefonuar djemtë për t’i treguar bisedën me policin dhe komunikimet u regjistruan.

Por gjithçka u fundos nga vetë përgjimet e kryera nga oficeri, pasi kur Edmond Ruçi dorëzoi materialet në Prokurori, pa kuptuar dorëzoi edhe provat kundër vetes, duke mos i hequr ato nga materialet.

Pas zbardhjes së bisedave, Prokuroria urdhëroi edhe arrestimin e tij.

Njoftim i Prokurorisë Sarandë për rastin

Hetimet e Prokurorisë Sarandë për një çështje për ‘Prodhimin e shitjen e narkotikëve’ çojnë në ndalimin e oficerit të policisë, i dyshuar për përfshirje në korrupsion pasiv

Një oficer i policisë gjyqësore në Sarandë, shtetasi E.R., është ndaluar me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Ndalimi u krye në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.305, datë 19.05.2026, i regjistruar për veprën penale te “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve K.D. dhe A.Z., pasi në automjetin e drejtuar nga shtetasi A.Z., u gjetën dhe sekuestruan 24 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Këta shtetas u arrestuan në flagrancë dhe hetimet po vijojnë.

Gjatë hetimit të këtij rasti, lindën dyshime per përfshirje në veprimtari të kundraligjshme nga oficeri i policisë gjyqësore, që po hetonte rastin në fjalë, shtetasi E.R.

Për rrjedhojë, nga ana e prokurorit të gatshëm, u kryen veprime hetimore, nga ku rezultuan të dhëna për përfshirjen e oficerit që heton çështjen në vepime të dyshuara korruptive dhe ndaj tij u procedua me urdhër për ndalimin e të dyshuarit për një krim per veprën penale te “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” prashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Oficeri i policisë gjyqësore është ndaluar nga shërbimet e AMP dhe hetimet po vijojnë.


Video