Pedagogia shpreh dëshirën për të kandiduar: Dua të jem në Kuvend deputete me shami

5 September 2022, 18:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pedagogia shpreh dëshirën për të kandiduar: Dua të jem
Pedagogia Malvina Tafçiu

Pedagogia Malvina Tafçiu ka deklaruar se dëshiron të jetë në Kuvend deputete me shami, ndërsa pohoi se Kuvendit i duhet një grua e mbuluar.

Çfarë mund të sjellë ajo?

Tafçiu u shpreh se mund të jetë herët për të folur për projektet e saj.

“Kjo nuk do të thotë që unë nuk i kam paramenduar dhe nuk kam përqendruar vëmendjen time në disa drejtime dhe një ndër ato drejtime që mua më ka shqetësuar jashtëzakonisht duke qenë se jam dhe e profilizuar në sektorin e arsimit, padiskutim ka qenë dhe do të mbetet arsimi, kjo dhe për vetë faktin se arsimi është një ndër shtyllat kryesore krahas shëndetësisë,” – u shpreh ajo në një intervistë për Euronews Albania.

Pedagogia tha se është e gatshme të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2025.


Video