Gjendet i mbytur një person në lumin e Tiranës, detajet mbi viktimën

5 September 2022, 17:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet i mbytur një person në lumin e Tiranës, detajet mbi
Lumi i Tiranës

Një person është gjetur i mbytur pasditen e sotme në lumin e Tiranës, në vendin e njohur si "Shkalla e Tujanit".

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 63-vjeçar me inicialet S. F., trupi i pajetë i të cilit është nxjerrë me anë të litarëve për shkak të terrenit të vështirë.

Shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës. Nuk dihen rrethanat nëse 63-vjeçari ka rrëshqitur në breg të lumit apo ka qenë duke notuar.

Burime bëjnë me dije se ai shkonte çdo ditë aty për të notuar.


Video