Humbja e Meledin Adilit, apeli i të afërmit: Ju përgjërohemi na ndihmoni! Mendojeni si djalë deputeti, jo si një fukara

5 September 2022, 15:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Humbja e Meledin Adilit, apeli i të afërmit: Ju përgjërohemi
Meledin Adili

26-vjeçari Meledin Adili nga fshati Borja i Kukësit është denoncuar i humbur nga familjarët e tij. Sipas familjarëve, Meledini kishte shkuar ditën e djeshme në Bjeshkë për të mbledhur boronica dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Aktualisht, i riu po kërkohet në Bjeshkët e Sharrit të komunës Dragash pasi dyshohet se është zhdukur në Kosovë.

Vullnet Beluli, i afërm i Meledin Adilit nëpërmjet Report Tv ka bërë apel për ndihmë që të nisin kërkimet me dron, qen kufiri apo helikopter. Ai thotë se territori në Bjeshkë është shumë ië vështirë dhe kjo u vështirëson edhe kërkimet.

“Kemi filluar kërkimet që në orën 17:00. Moti ka qenë me vetëtima, ne u larguam se moti ishte shumë i keq, kemi nisur kërkimet në orën 4 të mëngjesit, pas 10 orëve kërkim nuk kemi gjetur gjë, duhet ndërhyrje ju lutem nga shtetit, ju lutem ju përgjërohem, se është një djalë i ri 26-vjeç, llogariteni sikur është fëmija i një deputeti, edhe pse ne jemi fukarenj dhe dilnim dhe mbledhim boronica.

Sado ta njohësh rrugën, humbësh, ka shkëmbinj të mëdhenj, ka humnera, kemi kërkuar ndihmën e autoriteteve, deri tani kërkimet e policisë, në këtë zonë duhet të kërkojnë në bjeshkën e Brodit, Kazanet e Brodit, bjeshka është e pafundme. Ai ka numër telefoni, nuk i shkon zilja, si mund ta gjejnë me GPS, ai ka dalë për copë buke. Policia e Kosvës ka ndërhyrë me makina, po me makina nuk lëvizet, se duhet ecur me këmbë, bjeshka është e rrezikshme nuk shihet njeriu me njeriun, prej mjegullës. Edhe në korrik është moti i paqëndrueshëm, është lartësi mbi 1600 metra”, tha ai.


Video