Artan Hoxha tregon emrat e dy policeve që "i vunë prangat" në Kolumbi

5 September 2022, 18:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Artan Hoxha tregon emrat e dy policeve që "i vunë prangat"
Artan Hoxha dhe dy policet kolumbiane

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ndodhet në Kolumbi dhe këtë gjë e ka bërë me dije përmes postimeve në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka postuar një foto ku shfaqet mes dy policieve vendase, ku bën me dije se ato quhen Laura Meneses dhe Emanuela Robayo.

Gazetari shkruan me ironi në statusin e tij se ato e kanë arrestuar.

Postimi i plotë:

Nje miku im, i cili e dinte se jam ne Ameriken Latine, kishte pare lajmet sot, ku thuhej se nje shqiptar ishte arrestuar ne Lima te Peruse, me nje ngarkese prej 2.3 tonesh kokaine, gati per ta nisur ne Europe dhe me pyeti nese isha mire….

Ke te drejte,-i thashe.

Po me kane arrestuar.

Jo policia peruane ne Lima, por policia Kolumbiane ne kryeqytetin Bogota…

Dhe çfare arrestimi???!!!

Me kane arrestuar keto dy policet kolumbiane, Laura Meneses dhe Emanuela Robayo…

Viva Colombia


Video