Pamjet nga “SHTËPIA e BARIT” në Tiranë, ish-deputeti që e denoncoi dhe efektivët shkojnë sërish!

11 Tetor 2024, 12:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Halit Valteri

Në një operacion antidrogë të zhvilluar në Tiranë, është zbuluar një shtëpi bari e përshtatur në katin e dytë të një magazine shtetërore.

Ky rast është denoncuar nga ish-deputeti, Halit Valteri, i cili mbrëmjen e djeshme ka komunikuar me kryepolicin Ilir Proda dhe pas kësaj, ky i fundit ka nisur për verfikim një grup me punonjës të Policisë nga Komisarjati Nr.2.

Halit Valteri ka filluar punën si drejtor i Shoqerive Aksionere të ministrisë së ekonomisë.

Ai ka nisur inspektimin e godinave që janë nën administrimin e ASHK-së dhe ka raportuar për situatën e tyre te Proda pas përfundimit të inspektimeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Kjo shtëpi bari, e cila përdorte llampa elektrike për kultivimin e drogës, u gjet nga Policia mbrëmjen e kaluar në zonën e Selitës.

Gjatë operacionit, u gjet një sasi e madhe droge në magazinat, të cilat janë të përcaktuara si pronë shtetërore.

Sipas raportimeve, godina e kthyer në shtëpi bari ishte mbikëqyrur nga roje sigurie.

Operacioni po vazhdon për të zbardhur më tej këtë rast, ku deri më tani janë shoqëruar 7 persona.

Video