"Lamtumirë" shiut, moti bën kthesën e madhe në fundjavë

11 October 2024, 11:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Lamtumirë" shiut, moti bën kthesën e madhe në
Foto ilustruese

Mot i qëndrueshëm në fundjavë.

Meteorologia Lajda Porja thotë se e shtuna dhe e diell do të jenë me mot të kthjellët dhe me vranësira të lehta kalimtare. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të shtunën, por pritet të rriten të dielën, duke bërë që maksimalet të arrijnë në 28 gradë celcius.

“Dita e sotme ka nisur me vranësira të shpeshta, megjithatë reshjet e para do të nisin në veri dhe gradualisht do të përfshijnë edhe zonat qëndrore. Nuk do të mungojnë rrebeshet e izoluara në pjesën veri-veri perëndimore. Jugu do të mjaftohet me vranësira dhe pika shiu. Sot një tjetër ditë me temperatura të larta, maksimalet janë 28 gradë, temperatura 5 gradë më të larta.

Në fundjavë, do të ketë përmirësim të dukshëm të situatës atmosferike, sikundër e shtuna dhe e diela do të jenë me mot të kthjellët, vranësira të lehta dhe kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta, vranësira të shpeshta në zonat malore por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë të shtunën por rriten të dielën, duke bërë që minimalet të jenë 10 gradë, maksimalet 28 gradë.”, tha meteorologia.

Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë mot të qëndrueshëm.

“Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut parashikohen të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke mos munguar edhe reshjet e pakta, më të mundshme në Kosovë dhe më pak më MV. E shtuna dhe e diela me mot të qëdnrueshëm, me diell, vranësira kalimtare dhe pa reshje. Kosova do të regjistrojë temperatura deri në 24 ndërkohë që MV 26 gradë celcius.”, shtoi Porja.


Video