PAMJET/ Aksident i TREFISHTË në Pogradec-Qafë Thanë, shikoni si kanë përfunduar makinat!

25 September 2024, 11:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PAMJET/ Aksident i TREFISHTË në Pogradec-Qafë Thanë, shikoni
Aksident: Pogradec-Qafë Thanë

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udënisht.

Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se mjetet kanë goditur nga pas njëra tjetrën duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Drejtuesit dhe pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore, por janë dërguar për një kontroll në spitalin e Pogradecit.


Ndërkohë policia shkoi në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.


Video