Pamje të rënda janë publikuar nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vrarë në atentat Gilmando Dani dhe u plagos rëndë shoferi Muçi Shaljani.
Dëshmitarët kanë arritur të kapin pamjet pas atentatit në rrethrrotullimin e aeroportit të Rinasit, një zonë tepër e populluar, vetëm pak çaste pas breshërisë së plumbave drejt makinës së tyre.
Dani mbeti i vrarë në vend. Në pamje ai shihet i pamjetë brenda makinës. Ndërsa Shaljani, i cili drejtonte makinën, mbeti i plagosur rëndë. Ai dallohet ende duke marrë frymë brenda makinës.
Burime për Voxnews.al bëjnë me dije se Shaljani, i cili ishte agjent i AMP-së në provë prej një muaji e gjysmë, ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën.
Kujdes! Pamjet mund të jenë të rënda:
View this post on Instagram