Pamje të RËNDA/ Publikohet FOTOJA e Gilmando Danit pasagjer në Benzin e blinduar LUKSOZ!

11 Nëntor 2025, 15:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati

Detaje të reja dalin lidhur me atentatin mafioz që u regjistrua mesditën e sotme te rrethrrotullimi ne afërsi të aeroportit të Rinasit.

Siç shihet dhe nga fotoja e mëposhtme është viktima Gilmando Dani, pasagjer në automjetin tip Benz, ndërsa shoferi ka mbetur i plagosur.

Automjeti është me targa AB 099UO, i blinduar dhe në pronësi të Elvis Kosovës.

Dani është një emër i njohur për autoritetet, pasi njihet si një ndër anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit. 

Pamje të RËNDA/ Publikohet FOTOJA e Gilmando Danit pasagjer në
Gilmando Dani 

36-vjeçari Gilmando Dani është konsideruar gjithnjë si person i rrezikshëm për shkak të ekspozimit të tij të shpeshtë në episode të përbashkëta me Emiljano Shullazin.

Atentati u regjistrua mesidtën e sotme, ku raportohet se është qëlluar në drejtim të një mjeti tip “Benz” në të cilin udhëtonin të paktën dy persona.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Autorët janë larguar me një makinë tip Toyota Yaris dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u drejtuar në zonën e Fushë-Krujës.

Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe në disa akse të qarkullimit, ndërsa po kontrollohen rrugët dytësore dhe fshatrat përreth për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

 



Video