Pamje të RËNDA/ Brenda pallatit ku Jakup Shahu MASAKROI me th*kë bashkëshorten në Tiranë! (Video nga banesa)

23 May 2024, 10:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pamje të RËNDA/ Brenda pallatit ku Jakup Shahu MASAKROI me th*kë

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë ku Jakup Shahu, 52-vjeç në orët e para të mëngjesit të sotëm plagosi për shkaqe xhelozie me thikë gruan e tij.

Autori u vu menjëherë nën prangat e policisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë”, ndërsa gruaja e tij Edlira Shahu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

VoxNews ka siguruar pamje nga ngjarja pak momente pas plagosjes së Edlira Shahut nga bashkëshorti i saj Jakup Shahu. Siç duket dhe nga pamjet, shkallët e palllatit janë të mbuluara me gjak.

13 vite më parë, konkretisht më 7 shtator 2011, në atë kohë 39 vjeç, Jakup (Arben) Shahu ka vrarë me armë zjarri Arjan Mejdanin.

Ndërkohë në atë ngjarje janë përfshirë edhe disa persona të tjerë, të cilët mbetën të plagosur. Personat janë të komunitetit rom dhe po ashtu edhe ngjarja e 13 viteve më parë ka ndodhur për arsye xhelozie.

Pas kësaj ngjarje, autori Jakup Shahu është dënuar me 13 vite burg, dhe para pak kohësh ai është liruar, por sapo ka dalë sërish është përfshirë në ngjarje, duke plagosur këtë herë gruan e tij./VoxNews


Video