PAMJE TË RËNDA/ Del VIDEO e vrasjes së Egli Pashollarit, momenti kur Gazment Buçpapaj së bashku me partneren e tij e godasin me thikë

22 February 2026, 14:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PAMJE TË RËNDA/ Del VIDEO e vrasjes së Egli Pashollarit, momenti
Vrasja e Egli Pashollarit

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin pasditen e 20 shkurtit ku shtetasi Egli Pashollari u masakrua me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

Lidhur me këtë ngjarje, Euronews Albania ka mundur që të sigurojë pamjet e momentin tragjik ku shtetasi Gazment Buçpapaj e qëlloi me thikë 31-vjeçarin, plagët për të cilin rezultuan të ishin fatale.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Pashollari sapo zbret nga automjeti i tij tip “BMW Seria 7”, me ngjyrë të bardhë”, sulmohet nga Buçpapaj së bashku me partneren e tij dhe një person tjetër.

Ata e godasin të riun, ku më pas është Gazment Buçpapa ai i cili e qëllon me thikë pas shpine. Ndonëse kalimtarët tentuan që ta shuanin këtë sherr, gjithçka ndodhi brenda pak sekondash dhe fatkeqësisht sherri degradoi deri në përdorimin e armëve të ftohta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 20 shkurtit, rreth orës 15:40. I riu Egli Pashollari i cili u tha se ka qenë dhe një nga njerëzit e afërt të Emiljano Shullazit, u qëllua me thikë pas shpine dhe fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës për në spital.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim shtetasin Gazment Buçpapa, ndërkohë që në policia ka dhënë dëshminë dhe bashkëshortja e këtij të fundit.

Fillimisht ajo deklaroi se 31-vjeçari e kishte ngacmuar dhe për këtë arsye i kishte thënë bashkëshortit i cili më pas e qëlloi të riun me thikë. Por kjo deklaratë u hodh poshtë vetëm disa orë më pas, ku ka qenë pikërisht ajo e cila tha se “mollë sherri” u bë bllokimi i rrugës.


Video