Antikontrabanda bllokon mbi 3 130 pajisje elektronike (VIDEO)

22 February 2026, 12:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Antikontrabanda bllokon mbi 3 130 pajisje elektronike (VIDEO)
Antikontrabanda bllokon mbi 3 130 pajisje elektronike

Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, ka ndërmarrë një aksion të madh duke bllokuar sot mbi 3 130 pajisje elektronike të llojeve dhe markave të ndryshme, për dyshimin e falsifikimit ose tregtimit pa autorizimet përkatëse.

Strukturat doganore vijojnë me procedurat ligjore të plota për verifikimin dhe hetimin e rastit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thekson se gatishmëria për parandalimin e çdo shkeljeje të ligjit mbetet maksimale, dhe çdo tentativë abuzimi apo shkelje e Kodit Doganor do të ndëshkohet pa tolerancë.


Video