Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro është paraqitur sërish në SPAK gjatë ditës së sotme.
Kjo është hera e katërt që Goro merret në pyetje nga prokurorët e SPAK, pas padisë së bërë nga Fredi Beleri për tjetërsim tokash në Bashkinë e Himarës.
Në padinë e bërë në SPAK, Beleri akuzon Jorgo Goron se ka trajtësuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.
Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli.