Zbardhet shpërthimi me tritol në zyrën e noteres në Tiranë, kush janë të arrestuarit!

5 February 2024, 12:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zbardhet shpërthimi me tritol në zyrën e noteres në

Është zbardhur sulmi me eksploziv që iu bë në një zyrë noteriale në Tiranë. 

Drejtori i policisë Tiranë, Tonin Vocaj, në një konferencë për mediat nënvizoi se janë ndaluar tre persona, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim për shpërthimin e një zyre noteriale në ish-Bllok.

Personat e ndaluar janë Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër, Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës dhe Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë.

“Operacionet janë të ndara, por për nga koha dhe rëndësia i bashkuam në këtë deklaratë. Hetimet vazhdojnë. Nuk ka një lidhje mes shpërthimit të vendosur zyrës noteriale dhe eksplozivit të kapur. Për shpërthimin rezulton që autorët që ne kemi ndaluar e kanë kryer këtë vepër kundrejt pagesës. Vijon puna për të evidentuar porositësit dhe t’i vënë para drejtësisë”, theksoi ai.


Video