“Ore vila, vila, vila, kjo Balluku kur do arrestohet?” - Gazetari Qyno përplaset me juristët për SPAK

22 September 2026, 23:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ore vila, vila, vila, kjo Balluku kur do arrestohet?” - Gazetari
Belinda Balluku dhe gazetari Elton Qyno

Gazetari Elton Qyno ka debatuar mbrëmjen e sotme me juristët në emisionin “Top Story”, lidhur me hetimet e SPAK ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe masat e munguara të sigurisë lidhur me pasuritë e zbuluara.

Qyno deklaroi se Belinda Balluku dhe Ergys Agasi janë dy klanet më të fuqishme te PS që po përplasen me njëra-tjetrën, duke iu referuar atyre si “zëvendëskryeministra në hije”.

Më pas Qyno ngriti pikëpyetje mbi SPAK-un lidhur me hetimet ndaj Ballukut, duke shtruar pyetjen se pse prokurorët nuk kanë ndërmarrë ndaj saj një masë sigurie, ndërsa i janë zbuluar dy vila të fshehta.

“Kush janë klanet më të fuqishme? Klanet më të fuqishme dihet kush janë atje, Gysi ishte dhe Belinda, këto dy klane luftojnë njëri-tjetrin, sepse janë dy zëvendëskryeministra në hije. Ky është realiteti në Shqipëri, që janë dy zëvendëskryeministra në hije, dihet që luftojnë me njëri-tjetrin, sepse të dy nuk mund të shkojnë paralel. Ose njëri duhet të fitojë dhe tjetri të humbë, sepse të dy paralel nuk mund të shkojnë. Dhe janë të dy me masa sigurie, me sekuestro dhe çështje paralele. Atje zbulohet një vilë, nuk ka masë, zbulohet prapë një vilë, s’ka masë, zbulohet një tjetër pasuri, prapë ska masë. A duhet SPAK ti drejtohet Kuvendit për një masë ndaj Belinda Ballukut? Ajo nuk ka masë më nga SPAK, ka pezullim nga detyra, por nuk është më zëvendëskryeministre”, tha Qyno.

 


Video