Presidenti Bajram Begaj firmos shkarkimin e Vlora Hysenit

22 September 2026, 21:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Presidenti Bajram Begaj firmos shkarkimin e Vlora Hysenit

Presidenti Bajram Begaj ka firmosur shkarkimin e Vlora Hysenit,  si drejtuese e SHISH.

Kjo, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafi 2 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot shkarkimin e zonjës Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kryeministri Edi Rama shkarkoi nga detyra Vlora Hysenin, pas akuzave të SPAK për nxjerrje të sekreteve shtetërore.

Sot në mbrëmje Vlora Hyseni u vetdorëzua në Policinë e Kosovës, për t'u shoqëruar mandej drejt territorit të Shqipërisë. 

Presidenti Bajram Begaj firmos shkarkimin e Vlora Hysenit


Video