“Nuk keni leje”, policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit

19 March 2022, 18:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Nuk keni leje”, policia ndërhyn për të

Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit të cilët janë mbledhur sërish për të vazhduar protestën e nisur në orën 11:00 të mëngjesit të sotëm.

Qytetarët të cilët janë ngritur në protestë kundër rritjes së çmimeve kanë njoftuar se do të rrinë para kryeministrisë për 24 orë.

Në argumentin e dhënë nga policia thuhet se shpërndarja po bëhet për shkak se protestuesit nuk kanë marrë leje për një protestën që do zgjaste edhe më shumë.

Kjo është hedhur poshtë nga protestuesit të cilët thanë se njoftimin e kishin dorëzuar për protestë 24 orëshe.

 


Video