Shkon në dy numri i të vdekurve në minierën në Tropojë

19 March 2022, 15:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkon në dy numri i të vdekurve në minierën në
Foto ilustruese

Është nxjerrë i pajetë edhe trupi i minatorit të dytë që mbeti i bllokuar pas shembjes së galerisë së kromit në Tropojë.

Afrim Zhutaj nga Kepeneku 43 vjeç, është nxjerrë i vdekur nga galeria.

Pak më parë u nxorr edhe trupi i Adil Dautajt.

Nga shembja e galerisë mbetën të bllokuar 6 minatorë, ku 4 prej të cilëve u arritën të nxirreshin të gjallë.

 


Video