Një i ekstraduar nga Greqia dhe një drejt Turqisë (EMRAT)

2 December 2024, 16:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një i ekstraduar nga Greqia dhe një drejt Turqisë (EMRAT)
Foto ilustruese

Një 32-vjeçar nga Berati është ekstraduar drejt Shqipërisë, pasi ndaj tij është dhënë masa “arrest në burg” nga GJKKO si pjesë e nje grupi kriminal që trafikonte emigrantë.

Ai është shtetasi Robert Gjika, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Nomada”.

Po ashtu, nga Tirana drejt Turqisë është ekstraduar një shtetas turk i dënuar me 10 vite burg për lëndë narkotike.

Njoftimi i Interpol Tirana:

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstraduan: 

-nga Greqia në Shqipëri, shtetasi R. Gj., 32 vjeç, i lindur në Berat. Në vitin 2024, GjKKO-ja i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ky shtetas dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal që akuzohet në kuadër të megaoperacionit “NOMADA”, se ka transportuar ilegalisht, emigrantë, kryesisht në Britani të Madhe;  

-nga Shqipëria në Turqi, shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar Mehmet Akman, 50 vjeç. Gjykata e Lartë e Stambollit e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafik i narkotikëve”, si dhe Gjykata e Lartë e Bakirkoy e ka dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.

Shtetasi i ekstraduar në Shqipëri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.


Video