
Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të ndryshojë ligjin për “Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, pas propozimit të depozituar nga deputeti Arben Pëllumbi në datë 9 shtator të këtij viti.
Kërkesa e Pëllumbit ishte që afati për paraqitjen e kërkesave nga subjektet investuese të cilat synojnë të përfitojnë statusin “Investim/ investitor strategjik”, të zgjatej nga data 31 dhjetor 2021 që ishte afati final deri në datë 31 dhjetor 2023.
Në kërkesën e tij, Arben Pëllumbi thotë se përshkak të Covid-19 ka qenë i pamundur finalizmi i këtij projektligji të ri “Për Investimet”.
Ndër të tjera, Pëllumbi sqaron në kërkesën e tij se ky ndryshim në projektligj është i nevojshëm për arsye se legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë i jepte një mbrojtje shtesë investimeve të huaja, por jo atyre vendase, ndërkohë që një korpus i ri ligjor më vete ishte krijuar për investimet strategjike.
Kërkesa e Arben Pëllumbit
Qëllimi i projektligjit është miratimi i një ndryshimi në ligjin nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”. Me anën e këtij ndryshimi synohet zgjatja e afatit te paraqitjes së kërkesave nga subjektet investuese të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”, në zbatim të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, deri më datën 31 dhjetor 2023.
Me anën e këtij ndryshimi synohet zgjatja e afatit te paraqitjes së kërkesave nga subjektet investuese të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”, në zbatim të këtij ligji, deri më datën 31 dhjetor 2023.
Shtyrja e këtij afati është miratuar edhe më parë pasi nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është në proces hartimi i një projektligji “Për investimet”, i cili ka lindur si domosdoshmëri, pasi legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë i jepte një mbrojtje shtesë investimeve të huaja, por jo atyre vendase, ndërkohë që një korpus i ri ligjor më vete ishte krijuar për investimet strategjike.
Për shkak të pandemisë COVID 19, ka qenë i pamundur finalizimi i këtij projektligji të ri “Për investimet”. Në këto kushte propozoj që afati i zbatimit të ligjit nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, të shtyhet deri më datë 31 dhjetor 2023.