Nisi me përplasje dhe zgjati rreth 4 orë (edhe nën shi), çfarë ndodhi sot në protestën për Zvërnecin

3 Qershor 2026, 22:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga protesta

Për 3 orë e gjysmë, qytetarët protestuan sërish në kryeqytet kundër ndërtimeve në Zvërnec, por edhe problemeve të tjera të vendit.

Qytetarët, ashtu si çdo ditë u nisën nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, ashtu si në ditët që lamë pas, por u hasën me kordonin e forcave policore i cili ishte vendosur në të dy krahët e Lanës, në kuadër të masave për ndeshjen miqësore Shqipëri-Izrael.

Për këtë arsye, protestuesit nuk u lejuan fillimisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjë që shkaktoi përplasje fizike mes tyre dhe efektivëve të policisë.

Nisi me përplasje dhe zgjati rreth 4 orë (edhe nën shi),

Por kjo nuk i ka penguar qytetarët të shkojnë drejt Kryeministrisë, pavarësisht  përplasjes me efektivët apo faktit që ndaj tyre u përdor ujë nga autobotet.

Gjatë protestës që nuk e ndali as shiu, qytetarët artikuluan një sërë sloganesh, mes tyre thirrje për dorëheqje të qeverisë, akuza ndaj klasës politike dhe kundërshtim të projektit që po zhvillohet në zonën e mbrojtur. Në protestë u dëgjuan gjithashtu slogani tashmë i njohur: “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Opozitë e shitur” dhe thirrje të tjera drejtuar figurave politike.

Nisi me përplasje dhe zgjati rreth 4 orë (edhe nën shi),

Kjo është dita e katërt radhazi e protestave kundër projektit në Zvërnec. Qytetarët dhe aktivistët kërkojnë ndalimin e investimit, duke argumentuar se ai cenon një zonë me vlera të veçanta natyrore dhe mjedisore. Nga ana tjetër, qeveria e konsideron projektin një investim strategjik për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së vendit.

Qytetarët kanë paralajmëruar nesër sërish protestë në orën 18:00.



Video