Nis gjyqi në GJKKO për dy kryebashkiakë socialistë

5 December 2025, 10:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis gjyqi në GJKKO për dy kryebashkiakë socialistë
Kristjan Shkreli i Vaut të Dejës dhe Majlinda Bufi e Roskovecit

Kristjan Shkreli i Vaut të Dejës dhe Majlinda Bufi e Roskovecit janë dy kryebashkiakët socialistë që u paraqitën të premten në GJKKO.

Ata janë marrë të pandehur nga SPAK dhe, për zyrtarët e lartë vendorë, çështja ka kaluar në seancë paraprake.

Shkreli akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Bufi për përdorim të funksionit publik për veprimtari politike.

Shkreli dhe Bufi janë kryebashkiakët e radhës që po përballen me drejtësinë.


Video