Nga Gjiri i Lalzit deri në Velipojë, bregdeti mbulohet nga një lëndë e verdhë, shqetësohen pushuesit

22 May 2022, 12:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga Gjiri i Lalzit deri në Velipojë, bregdeti mbulohet nga një
Foto nga Gjiri i Lalëzit

Bregu i Shëngjinit, Velipojës dhe Gjirit të Lalzit është pushtuar nga një lëndë vajore e verdhë gjatë ditës së sotme.

Pushuesit janë tmerruar, kur kanë parë që vija bregdetare është ndotur si kurrë më parë.

Dyshohet se anijet kanë derdhur vajin në det dhe një pjesë ka dalë në breg.

Fillimisht, u raportua ndotje vetëm nga Shëngjin, por qytetarë që kishin shkuar të pushonin sot në Gjirin e Lalzit dhe në Velipojë panë të njëjtën ndotje.

Qytetarët shqiptarë, kanë filluar të frekuentojnë plazhet që prej javës së shkuar, por duket që jo gjithçka po shkon mirë. 

 


Video