“Nesër te Parlamenti”, mbyllet protesta 57-të kundër qeverisë!

26 July 2026, 22:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Nesër te Parlamenti”, mbyllet protesta 57-të kundër
Protesta

Qytetarët kanë mbyllur ditën e 57-të të protestës së tyre.

Ata nisën organizimin në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, ku më pas vijuan marshimi drejt Kryeministrisë.

Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. 

Gjatë fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, ata kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.  

Aktivistja, Arvina Lleshi renditi arsyet se pse po protestojnë qytetarët shqiptarë, në ditën e 57-të të revoltës së tyre. Duke folur në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Leshi deklaroi se fëmjët nuk kanë parqe për të kaluar kohën e lirë.

Pas mbylljes së fjalimeve ata nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit. ,“Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", këto ishin thirrjet që shoqëruan marshimin e tyre.


Video