Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Spanjë 49-vjeçari! (EMRI)

26 May 2026, 10:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet
Foto ilustruese

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Madrid, është kapur në Spanjë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Kevin Margjoni, 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

 


Video