Ndodh në Vlorë/ Ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit! (Video e sherrit)

24 June 2026, 09:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndodh në Vlorë/ Ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na
Vlorë

Një shtetase ukrainase, e cila prej katër vitesh jeton në Shqipëri, ka denoncuar një incident të ndodhur në pallatin ku banon me qira në Vlorë, konflikt që sipas saj ka nisur për shkak të qenit të saj të vogël dhe më pas ka degjeneruar në sharje, përplasje fizike dhe pretendime për dhunë ndaj kafshës.

Sipas denoncueses, ngjarja ka ndodhur rreth dy muaj më parë në hyrjen e pallatit ku ajo jeton së bashku me bashkëshortin e saj.

Ajo pretendon se konflikti nisi pasi një grua shqiptare refuzoi të hipte në ashensor për shkak të pranisë së qenit të saj, duke pretenduar se kishte alergji ndaj qenve.

Në videon e filmuar nga vetë shtetasja ukrainase, dëgjohet një debat verbal mes çiftit ukrainas dhe një çifti shqiptar.

Në pamje dëgjohet gruaja shqiptare teksa shprehet se qentë nuk lejohen në ambientet e përbashkëta dhe se ajo ka alergji ndaj tyre, ndërsa më pas debati përshkallëzohet me tone të ashpra nga të dyja palët.

Sipas denoncueses, pas debatit fillestar, çifti shqiptar ka trokitur në derën e apartamentit të saj dhe konflikti ka vijuar në korridorin e pallatit.

Në video dëgjohen sharje dhe akuza reciproke në gjuhë të ndryshme, ndërsa në disa momente situata duket se kalon edhe në kontakt fizik mes personave të përfshirë.

Gruaja ukrainase pretendon gjithashtu se gjatë konfliktit burri shqiptar ka goditur me shkelm qenin e saj të vogël, moment që sipas saj është i dukshëm në video.

Po ashtu, ajo pretendon se gjatë përplasjes është tentuar t’i merret telefoni me të cilin po filmonte ngjarjen.


Video