Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj Dritan Goxhajt, i cili gjatë protestës lexoi pesë kërkesa të protestuesve, mes tyre largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ironizuar Goxhajn, duke vënë në dyshim pretendimet e tij për pjesëmarrje në luftën e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.
Sipas kryeministrit, i cili publikoi një dokument paraditen e sotme, Goxhaj nuk ka luftuar asnjë ditë të vetme me UÇK-në, ndryshe nga sa pretendohet publikisht.
“Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?”, shkruan Rama në reagimin e tij, duke vijuar përplasjen publike me Goxhajn pas deklaratave të bëra në protestë.