Ndodh në VLORË/ Makina përplaset me pemën dhe përmbyset (Video)

4 May 2023, 09:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndodh në VLORË/ Makina përplaset me pemën dhe përmbyset

Një aksident është shënuar këtë mëngjes në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, një automjet është përplasur me pemën dhe koshin e mbetjeve duke u kthyer përmbys.

Dy personat që gjendeshin në makinë janë dërguar në spital për të marrë kujdes shëndetësor.

Në vendngjarje policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia në lëvizje.


Video