Ndodh në Vlorë/ Kapet me sasi kanabis në makinë, arrestohet 22-vjeçarja

18 February 2023, 13:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndodh në Vlorë/ Kapet me sasi kanabis në makinë, arrestohet

Një 22-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi u kap në flagrancë me një sasi kanabisi teksa drejtonte automjetin.

Gjatë kontrollit në banesën e 22-vjeçares u gjet një peshore elektronike që i shërbente për të peshuar dhe për të ndarë në doza më të vogla sasinë e kanabisit me qëllim shitjen. Ndërkohë është vënë në hetim dhe po procedohet në gjendje të lirë edhe një 20-vjeçar, i cili ishte pasagjeri i saj.

Edhe atij iu sekuestrua një sasi e vogël kanabisi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Video