Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Detaje nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Zvezdë të Maliqit. Mësohet se është arrestuar Shefki Bylykbashi, si autor i dyshuar i vrasjes së djalit të tij, Hamdi Bylykbashi.
Sipas policisë, fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se viktima, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.
Mirëpo, pas hetimeve është zbuluar se 50-vjeçari i dehur është konfliktuar në banesë me babain, të cilin ka dashur t’a hedhë në pusin e ujit në oborr. Si pasojë, 77-vjeçari e ka goditur disa herë në kokë me çekiç dhe ka mbetur i vdekur.