Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një person ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasditen e kësaj të premteje në fshatin Zvezdë të Maliqit. Viktima është shtetasi H. B., rreth 50 vjeç.
Autoritet bëjnë me dije se nga të dhënat e para dhe dëshmitë e marra familjarëve të tij, dyshohet se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar në banesën e tij dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë. Ai ka ndërruar jetë rrugës kur po transportohej me ambulancë për në spitalin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:26.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.