E RËNDË/ Gjendet i djegur dhe i pajetë një person në Durrës

17 February 2023, 12:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E RËNDË/ Gjendet i djegur dhe i pajetë një person në

Trupi i pajetë i një personi është gjetur sot në ambjentet e një pallati të pabanuar në Durrës. Ngjarja u regjistrua në zonën e plazhit.

Paraprakisht dyshohet se viktima, trupi i të cilit u gjet i djegur, është një endacak. Policia pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen dhe identifikimin e viktimës.

Njoftimi i policisë:

Nje person i djegur eshte gjetur ne ambjentet e nje pallati te pabanuar ne zonen e plazhit. Policia dhe autoambulanca po shkojne ne vendin e ngjarjes. Ende nuk eshte idendifikuar viktima, ndersa dyshohet te jete endacak.


Video