“Kam 9 fëmijë, droga më shkëputi nga muzika”, Mandi i Nishtullës kapet sërish me lëndë narkotike në Durrës

16 February 2023, 22:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kam 9 fëmijë, droga më shkëputi nga muzika”,
Mandi Nishtulla

Këngëtari Mandi Nishtulla është marrë i pandehur nga Prokuroria e Durrësit pasi është arrestuar me lëndë narkotike.

Portali Prapaskena mëson se Mandi, baba i 9 fëmijëve, është referuar për gjykim në Gjykatën e Durrësit. Këngëtari ishte arrestuar më parë në kushte flagrance.

Sipas këtij portali, Mandi Nishtulla e kishte drogën për përdorim vetjak, fakt që mund të lehtësojë pozitat e këngëtarit.

Më herët, Mandi ka treguar se ka qenë i varur nga droga dhe ka sakrifikuar dhe pasionin e tij për muzikën.

Ai tha se ka qenë babai i tij i cili e ka ndihmuar kur ka qenë në atë situatë dhe më tej u ka bërë apel të gjithë atyre personave të cilët janë konsumues të lëndëve narkotike që të heqin dorë.

“Droga, është një ilaç që vret përditë edhe më shumë, droga është një ilaç që njerëzit që janë martuar i kanë lënë edhe pa fëmijë, të vret dit për dit dhe orë pas ore.

Unë kam një histori me drogën edhe falenderoj babain tim i cili më është gjendur në kohët më të vështira të jetës time.

Kisha bërë një paujë të jashtëzakonshme. Tani është bërë si modë në familje e pinë baba, nëna, goca, çuni. Nuk është një gjest i mirë.

Ajo për momentin të bën shumë happy, por nga mbrapa pse i kërkoni Zotit t’ju shpëtojë. Ju lutem hiqni dorë sepse jetojmë në një kohë që duhet të kërkohet buka dhe jo droga”, tha ai në atë kohë.

Gjithashtu këngëtari tregoi se është babai i 9 fëmijëve dhe se pasuria e tij më e madhe janë vetë atë.

“Pasuria ime e vërtetë janë fëmijët e mi. Unë kam tre vajza, që kam fituar xhenetin nga i madhi zot, edhe me dy fitohet por kam tre vajza dhe 6 djem. Unë i kam me shumë bashkëshorte.

Faleminderit zotit që më ka dhënë vulën e pashait. Daja i djalit tim Jasinit është Florjani që ka kënduar ‘Ngjyra e kuqe shumë i ngjan”, pati treguar ai.


Video