Mediat kanë publikuar foton e autorit dhe viktimës, babë e bir në Maliq. Në foto është Shefki Bylykbashi, 77 vjeç, i cili me sende të forta ka qëlluar të birin në kokë, Hamdi Bylykbashi, 50 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur për vetëmbrojtje, për shkak se 50-vjeçari ka tentuar ta hedhë në pus dhe 77-vjeç e ka goditur në kokë me çekiç.
Kujtojmë se ngjarja është zbardhur pasi policia ka mbërritur në spital. Familjarët fillimisht u kanë deklaruar hetuesve se 50-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar e si pasojë ka dëmtuar edhe kokën.
Pas hetimeve u siguruan provat, përmes së cilave rezultoi se 50-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe është konfliktuar në shtëpi me babanë, Shefkiun, të cilin ka dashur t'ia hedhë në pusin e ujit në oborr.
Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me çekiç që përdoret për të thyer gurë dhe si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitali. Pas hetimeve paraprake, policia ka arrestuar 77-vjeçarin nën akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.