
Qeveria “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të ...
17 Korrik, 13:15Fokus
Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo ka pezulluar nga detyra mëngjesin e sotëm 5 punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Himarë.
Shkak për këtë vendim është bërë lejimi i një sërë ndërtimesh dhe objektesh pa leje në Drimadhe, Jalë dhe Dhërmi.
Lidhur me këtë para disa ditësh pati edhe disa procedime. Mbrëmjen e së dielës, në orën 20:00, mësohet se IKMT prishi 4 struktura në Jalë, të cilat kanë qenë pa leje dhe nuk ka pasur kundërshtime.
Ndërkohë që sot, në Dhërmi, ka nisur puna për prishjen e 5 objekteve të tjera.