Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, Rama: Ngushëllime të gjithë besimtarëve ortodoksë

25 Janar 2025, 12:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në aktivitetin për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.

Kreu i qeverisë e nisi fjalën me ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

I bashkohem shprehjes së keqardhjes për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Janullatos dhe duke uruar që të prehet në paqe i përcjell ngushëllimet e mia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe anëtarëve të komuniteti të besimtarëve ortodoksë”, tha Rama në një aktivitet për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.

 

Video