Natë makthi në Delvinë/ Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit, 10 qytetarë shtrohen në spital

13 Gusht 2025, 09:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Delvina përjetoi një natë tmerri nga zjarri i madh dhe i rrezikshëm që iu afrua qytetit, por fatmirësisht u mbajt nën kontroll.

Forca të shumta zjarrfikëse, këto të bashkive të jugut por edhe të ardhur nga Tirana, forca të ushtrisë dhe banorë bënë të mundur shuarjen e zjarrit nga afërsia e qytetit.

Ende mbi Delvinë, andej edhe nga erdhi, nga zona e Kakodhiqit vazhdon të ketë vatër zjarri.

Gjatë natës në kushtet e krijuara nga zjarri dhe tymi në Delvinë rreth 10 qytetarë, ku 4 prej të cilëve nga forcat e ushtrisë kanë marrë ndihmë mjekësore nga asfiksia, në mjediset e Kinotetatrit ku u vendos përkohësisht spitali.

Ndërsa menjëherë në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, ka filluar edhe ndërhyrja nga ajri me anën e dy helikopterëve për shuarjen e kësaj vatre të madhe zjarri në Delvinë.


Video