Mori 132 mijë euro ryshfet në tenderin e dhënë nga OSHEE, arrestohet ish-zyrtarja (EMRI)

8 December 2022, 15:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mori 132 mijë euro ryshfet në tenderin e dhënë nga OSHEE,
Albana Ferraj

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 48-vjeçaren Albana Ferraj, e cila ishte shpallur në kërkim pasi SPAK, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Policia njofton se Ferraj dyshohet se ka marrë shumën 131 mijë euro si rryshfet, për të favorizuar një kompani italiane, për një tender të zhvilluar në vitin 2016.

"Nga veprimet hetimore të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasja Albana Ferraj, e cila gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi dhe zbatimit të kontratës për të cilën është kryer prokurimi ka kryer funksionin e Drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të Kabinetit në shoqërinë tregtare OSHEE sh.a, ka marrë përfitime të parregullta, në shumën prej 131.880 euro, me qëllim për të favorizuar shoqërinë tregtare “COM METODI” S.P.A në proçedurën e prokurimit të zhvilluar në vitin 2016." thuhej në njoftimin e SPAK, kur u shpall në kërkim.

Kompania e tretë e përdor “COM METODI” S.P.A, rezultoi që pronare ishtë sërish vetë Albana Ferraj, kompania ka një status aktiv dhe ofron shërbime konsulence, ekonomike e kontabiliteti.

Përtej mbulimit të korrupsionit me tenderat në OSHEE kjo ka gjithashtu një konflikt interesi pasi Albana Ferraj është po e njëjti person që miraton tendera dhe këshillon, e cila përdori kompaninë e saj për të përfituar ryshfetin 132 mijë euro në tenderin e dhënë nga OSHEE.



Video