Ministrja Evis Kushi në Komisionin e Edukimit u shpreh se në mandatin e kaluar pagat e mësuesve u rritën 32%, në mandatin e ri angazhimi është për minimalisht 40%.
Ajo shtoi se këtë vit u rritën 6% dhe vitin e ardhshëm 7%.
“Mësuesit meritojnë më shumë, i rritëm pagat mandatin e kaluar pavarësisht tërmetit e pandemisë.
Janë rritur 32%. Mandatin e ri jemi angazhuar për 40% rritje, vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje, deri në fund të mandatit minimumi i rritjes do jetë 40%. E përsëris, mësuesit meritojnë më shumë.
Për të vlerësuar cilësinë në arsim duhet të bëjmë ende vëzhgime, megjithëse ka shumë për të përmirësuar. Kurrikula jonë është e përshtatur, kur shkojnë jashtë nxënësit ta në dalin shumë mirë”, deklaroi ajo.