Avokati i njohur, Besnik Çerekja, rezulton pjesë e dosjes së zhvatjes 20-vjeçare të pasurisë nëntokësore shqiptare nga kompania Bankers, në bashkëpunim me politikanë dhe oligarkë.
Pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë, gjatë periudhës 2020-2025, ka marrë rreth 4.4 milionë euro nga komapania Bankers, me faturime të dyshuara si fiktive dhe për shërbime vetëm në letër.
Avokati ka përfituar paratë përmes studios së tij ligjore Studio Legale Çerekja shpk dhe Besnik Çerekja PF.
Rreth 2.8 miionë euro i ka përfituar përmes subjektit ‘Besnik Cerekja PF’ me dy punonjës.
Prokuroria e Fierit nuk ka kryer një hetim më të thelluar se pse Banker u ka dhënë miliona euro pa bërë asgjë Besnik Cerekjas, Alket Hysenit, Endri Pukës, Behar Çukajt etj., por është mjaftuar me konstatimin e lëvizjes së parave dhe trajtimin si evazion fiskal dhe mashtrim me skemën e TVSH-së.
Bankers kishte të punësuar me kohë të plotë ekspertë ligjorë, madje me rroga marramendëse, dhe nuk kishte nevojë për shërbimet e Besnik Cerekjas.
Atëherë pse Bankers i ka dhënë 4.4 milionë euro avokatit Besnik Cerekja, duke përfituar 20 % të shumës rimbursim me TVSH, fryrë shpenzimet dhe evituar taksat?
Mos vallë paratë kanë përfunduar në xhepat e Familjes Berisha?
Të vërtetën mund t’a zbulojë vetëm SPAK-u, por dyshimet shtohen pasi Sali Berisha, disa ditë më parë, mori në mbrojtje kompaninë Bankers Petroleum, e cila akuzohet se për 20 vite me radhë ka shmangur taksat duke i shkaktuar miliarda euro dëm buxhetit të shtetit.
Berisha mori në mbrojtje atë që konsiderohet si mashtrimi më i madh dhe vjedhja më e frikshme në historinë e shtetit shqiptar./Prapaskena