"Më vodhi 30 mijë euro", Eni Çobani përfundon në gjykatë

21 March 2022, 11:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Më vodhi 30 mijë euro", Eni Çobani përfundon
Eni Çobani

Moderon vetë një emision ndërmjetësimi mirëpo tashmë Eni Çobanit i duhet të përballet vetë me gjyqin!

Eni Çobani ka kallëzuar menaxherin e zyrës së saj ligjore, Erik Çorati, dhe pretendon se i ka vjedhur 30 mije euro nga klientët. Ky person është vënë në pranga dhe përpara trupës gjykuese ka mohuar akuzën.

Sipas ReportTv Çorati ka akuzuar Çobanin duke u shprehur se nuk ka kryer asnjë vjedhje e se ka qënë vetë ajo e cila i ka kërkuar që të fshehë paratë.

“Më përdori për të fshehur paratë. S’kam kryer asnjë vjedhje”, ka thënë ai.

‘Kjo shtetase në cilësinë e administratores së studios ligjore me NUIS L31902015I, ka bërë kallëzim penal ku ka shprehur se shtetasi Erik Çorati, menaxher i studios ligjore, nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës ka përfituar shuma të konsiderueshme monetare nga klientë të cilët paraqiteshin pranë zyrës së saj për të marrë konsulencë ligjore dhe shërbime juridike. Çorati akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, ”Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, thuhet në njoftim. 

"Më vodhi 30 mijë euro", Eni Çobani përfundon"Më vodhi 30 mijë euro", Eni Çobani përfundon



Video